Kampioni aktual anglez Leicester City më në funf e realizoi fitoren e parë në këtë edicion në Premier League pasi mposhti 2-1 në shtëpi Swansea. Vardy dhe Morgan shënuan golate  kampionëve derisa për mysafirët shënoi Fer.

Arsenali e kreu punën që në pjesën e parë ndaj Watford në udhëtim duke shënuar të tre golat përmes Cazorla, Sahcez dhe Ozil, kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi përforcimi nga Juventus, Perreyra.

Chelsea shënoi fitoren e tretë në këtë edicion duke dëshmuar se Antonio Conte e synon titullin sivjet sepse nuk është mësuar të dështojë. Hazard, Willian dhe Moses ishin golashënuesit e ndeshjes së dominuar nga vendasit nga fillimi e deri në fund.

Rezultatet tjera: Everton – Stoke Cioty 1-0, Southampton – Sunderland 1-1 dhe Crystal Palace- Bournemouth 1-1.

arsenal

Artikulli paraprakDortmund dhe Wolfsburg triumfues
Artikulli tjetërPrishtina fitoi në Prizren