Ndoshta nuk është stadiumi i bukur që mund të keni parë, pasi të tillë janë ndërtuar shumë në vitet e fundit, por me siguri ai është më i forti. Shumë spektatorë ndoshta kanë dashur që të jenë dëshmitar në shkatërrimin e stadiumit “Pontiac Silverdome”, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Në këtë impiant janë luajtur ndeshje të Kupës së Botës në vitin 1994, ndërkohë që 3 vite më vonë ka mirëpritur 80 mijë fansa për të ndjekur finalen e NBA Allstar. Silverdome është një ndër arenat më fantastike në Amerikë, por që nga viti 2011 nuk zhvillohen evente të mëdha.

Sot ishte dita e shkatërrimit, por ne fakt arena i ka rezistuar eksplozivëve të vendosur, teksa 10 për qind e tyre nuk janë ndezur. Inxhinierët po analizojnë ndërtesën në përpjekje për të tentuar një shpërthim të dytë.

Artikulli paraprakZidane 2! Kësaj radhe goditja vjen nga Bundesliga
Artikulli tjetërIcardi tregon festën e çmendur të Interit në zhveshtore, njëri nga bashkëlojtarët tërsisht i zhveshur [VIDEO]