Superylli i Interit, Mauro Icardi, ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon se ekipi shkëlqen jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Sulmuesi argjentinas së bashku me Eder kanë dashur t’a bëjnë të paharruar ditëlindjen menaxherit të skuadrës, Fabio Pinna, të cilin fillimisht nuk e kanë lënë të ikë ndërsa më pas e kanë lagur me shampanjë.

Në video dallohet edhe uruguaiani Matias Vecino i cili është zënë ngushtë nga ajo se çfarë po bënin shokët e skuadrës. Mesfushori zikaltër nuk ka qenë në dijeni dhe menjëherë sapo ka dalë nga dushet i është afruar dollapit të tij, i zhveshur./Korneri.net.

Artikulli paraprak“Pontiac Silverdome”, stadiumi që nuk shkatërrohet as nga eksplozivët (VIDEO)
Artikulli tjetërPërmbysje spektakolare e Lazios ndaj Sampdorias