Edhe një goditje e njëjtë i futbollistit sikur ai i Zinedine Zidane.

Këtë herë ngjarja gati krejtësisht e njëjtë vjen nga Bundesliga gjermane gjatë ndeshjes Schalke-Koln që përfundoi 2:2, dhe që pa dyshim nuk i konvenonte aspak vendasve që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, shkruan Korneri.net.

Në një moment kur vendasit kërkuan rëvinje nga këndi, të cilën nuk e dha gjyqtari kryesor, shihet momenti (në video), sesi njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë, Leon Goretzka qëlloi me kokë në gjoks anëtarin e Koln, Salih Ozcan.
Për gjyqtarin ishte gjihtçka “ok”, pasi nuk e ndëshkoi fare me karton, edhe pse çuditërisht kjo ngjarje nuk u kërkua të shikohet në VAR, pasi teknologjia është e instaluar edhe në Gjermani. /Korneri.net

Artikulli paraprakVIDEO-Skandal +18/ Tifozja Partizanit ul brekët dhe… në mes të stadiumit
Artikulli tjetër“Pontiac Silverdome”, stadiumi që nuk shkatërrohet as nga eksplozivët (VIDEO)