Menaxheri i Tottenhamit mendon se Jose Mourinho ka nevojë për më shumë kohë për të filluar me radhitjen e sukseseve në Machester United.
“Dihet se kur je në një klub të madh, sikur unë në Tottenham, që presioni është gjithmonë më i madh dhe se gjithmonë kërkohen fitoret. Natyrisht që gjithmonë ka edhe kritika nëse rezultatet nuk janë ato që priten. Duhet kohë kurdo që fillohet ndonjë projekt i ri”, ka thënë Pochettino për mediat angleze.
Manchester United është në pozitën e gjashtë të Premier Ligës me tetë pikë më pak se Liverpooli që gjendet në pozitën e parë. “Edhe pse Jose është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë edhe atij i duhet kohë për t’i shndërruar idetë e tij në vepra dhe për të bërë që skuadra të funksionojë ashtu siç dëshiron ai. Është ende shumë herët për të paragjykuar”, ka thënë Pochettino.

Artikulli paraprak“Madoninën” e së dielës e fiton Milani!…Ja kush mendon kështu?
Artikulli tjetërRoberto Carlos lavdëron Marcelon