Ish-sulmuesi i Milanit, Oliver Bierhoff, menaxheri aktual i kombëtares së Gjermanisë, ka folur për derbin e radhës. Në një intervistë me “Mediaset Premium”, ai tha se do ta përcjellë derbin në fundjavë.

“Të dielën do të fitojë Milani. Është gjithmonë mirë për t’u kthyer në “San Siro”, në këtë stadium, ku kam kaq shumë kujtime të bukura. Unë jam i lumtur për momentin e bukur që po kalon Milani, i uroj atij fitore edhe në derbi. Largimi i Berlusconi? Do të ketë ndonjë efekt të vogël, pasi nuk e shohim më presidentin e 30 viteve suksese, lavdi dhe investime, pa harruar idetë e tij. I detyrohem atij aq shumë.” Bierhoff ka qëndruar për 3 vite në Milano, kur luajti po kaq sezone me kuqezinjtë, në mes të viteve 1998 dhe 2001. Ai ka fituar një kampionat në vitin 1999, nën drejtimin e trajnerit Alberto Zaccheroni.

Artikulli paraprakSuper-promo e ndeshjes Manchester United – Arsenal [VIDEO]
Artikulli tjetërPochettino mbron Mourinhon