Real Madrid e ka fituar përballjen e sotnme ndaj Betisit me rezultat 2:1, duke marrë kryesimin në La Liga pas gabimit të Barcelonës në La Coruna.

Keylor Navas gaboi në minutën e 25-të duke i dhënë epërsinë kundërshtarëve, por Cristiano Ronaldo dhe Serigo Ramos shënuan për të kthyer Realin drejt triumfit. Portugezi shënoi në fund të pjesës së parë, kurse konfirmmoi formën e lartë Ramos, i cili dhjetë minuta para fundit të ndeshjes shënoi golin e fitores.

Piccini i Betisit në minutën e 78-të u ndëshkua me karton të kuq duke lënë mysafirët me një futbollist më pak në fushë.

Reali ka 62 pikë në tabelë, dy më shumë se Barça që është e dyta dhe që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Artikulli paraprak“Tris” i Romës në Palermo
Artikulli tjetërPSG fitoi, por me shumë mundime përballë ekipit të fundit…