Si në trening Roma e Luciano Spalletitit shënoi fitore në udhëtim te Palermo 0:3, për të kaluar sërish në pozitën e dytë të klasifikimit me -8 pikë nga Juventusi dhe +2 nga Napoli.
Roma ishte skuadër më e mirë gjatë tërë lojës dhe herët shënoi përmes sulmuesin Stephan El Shaaraëy, rezultat i cili nuk ndryshoi deri kur në lojë inkuadrohet Edin Dzeko i cili realizoi golin e 20. sezonal. Golin e trerë e shënoi në kohën shtesë mbrojtësi Bruno Peres pas asistimit shumë të mirë të Kevin Strootman.