Janë zhvilluar 10 ndeshje në mbrëmjen e kaluar në NBA, nga të cilat kryesisht shënuan fitore skuadrat më të vogla përballë favoritëve, si rasti me kampionin aktual Cleveland Caveliers që humbi në shtëpi nga Atlanta Hawks 114:100.
Me këtë triumf Atlanta është shumë afër kualifikimit për në play-off pasi tash ka bilanc 41-38 dhe gjendet në pozitën e pestë në Lindje, me dy fitore më shumë dhe dy humbje më pak se Indiana që gjendet në pozitën e tetë dhe të fundit që dërgon tutje.
Më meritorët në këtë fitore ishin, Tim Hardaway Jr. me 22 pikë dhe Mike Dunleavy me 20, kurse te Cavs u dalluan LeBron James me 27 pikë dhe Kyrie Irving me 18, ndërsa Kevin Love i shtoi 15 pikë e 15 kërcime.

Edhe Houston Rockets humbi në shtëpi nga Detroit Pistons 114:109, por ende këta të fundit janë jashtë zonës play-off, dhe për të depërtuar atje i duhet fitore në të gjitha katër ndeshjet e ardhshme. Boban Marjanovic me 27 pikë të shënuara ishte lider i skuadrs së tij kurse Ish Smith i shtoi 20 pikë të tjera. Te Houston i vetmi që vlen të përmendet ishte i përhershmi James Harden me 33 pikë të shënuara, 12 asistime dhe 9 kërcime.

Oklahoma pësoi disfatë nga Phoenix Suns 120:99, në mbrëmjen ku Russell Westbrook nuk hyri në histori si basketbollisti i parë në NBA, që shënon në 42 ndeshje të pjesës së rregullt të kampionatit triple-double pasi ai ndeshjen e mbylli me 23 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime. Enes Kanter i shtoi 17 pikë të tjera, mirëpo nuk ishin të mjaftueshme pasi vendasit u udhëhoqën nga Devin Booker me 37 pikë dhe TJ. Warren me 23 pikë të shënuara.

San Antonio fitoi edhe ndaj Dallas Mavericks për ta siguruar pozitën e dytë në Perëndim.
Spurs triumfuan 102:89, edhe pse luajtën me vetëm tetë basketbollistë të cilët të gjithë shënuan pikë, ndërsa munguan komplet lojtarët më të mirë si, Leonard, Gasol, Parker, Ginoboli dhe Aldridge. Më efikasi në këtë fitore ishte, Bryn Forbes me 27 pikë dhe David Bertans me 19, ndërsa te Dallas u veçuan Dëight Poëell me 12 pikë dhe Yogi Ferell me 11, të vetmit me pikë dyshifore.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Toronto-Miami 96:94, Memphis-New York 101:88, Denver-New Orleans 122:106, Utah-Minnesota 120:113, Lakers-Sacramento 98:94.

Artikulli paraprakNdeshje shumë e bukur, por nuk dha fitues
Artikulli tjetërBefasi: Sipas IFFHS kjo skuadër e para në botë