Skuadra më e mirë në planetë befasisht është kolumbiane, kjo të paktën sipas IFFHS-së. Federata ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në futboll, për herë të parë që prej vitit 1991, e ka vënë në pozitën e pare një ekip jo-evropian, duke vlerësuar Atletico Nacional de Medellin.

Skuadra nga Medelini fitoi në vitin 2016 Kupën Libertadores, Kupën dhe Superkupën kombëtare, doli e treta në Botërorin e klubeve, si dhe i fali finalen e “Copa Sudamericana” rivalëve të Chapecoenses të goditur nga tragjedia ajrore.

Ekipi latin e la në vendin e dytë ekipin më të fortë në Evropë Real Madridin, para skuadrës tjetër spanjolle Barcelona, në diskutimin e pikëve të mbledhura në një vit. Pasojnë në renditjen e IFFHS-së, Shakhtar Donetsk, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.

Artikulli paraprakNjë tjetër mbrëmje magjike në NBA
Artikulli tjetërHamilton këtë herë fluturon: Pole position në Kinë