Ndeshja hapëse e xhiros së 28. në Bundesliga Frankfurt-Werder, ishte shumë e bukur, por në fund nuk pati fitues pasi 93 minuta lojë përfunduan 2:2.
Në fakt,mysafirët u mendua se do të fitojnë lehtë pasi patën epërsinë e dy golave të cilët i shënuan Zlatko Januzovic dhe Fin Bartels, por vendasit u kthyen në lojë në pjesën e dytë me anë të Mijat Gacinovic dhe Marco Fabian nga penalltia.
Për Werderin ishte pikë e vlefshme pasi definitivisht po largohet nga zona e rrezikshme, kurse Frankfurt përkundër barazimit ende është në lojë për një vend në Europa League.

Artikulli paraprakSuper Balotelli i dha fitoren Nice
Artikulli tjetërNjë tjetër mbrëmje magjike në NBA