Manchester United nuk ia del te bëjë katër fitore radhazi në Premier League. “Djajtë e Kuq”, në fakt, nuk mundën të merrnin qoftë një pikë në transfertë me Newcastle, ku u mposhtën me rezultat minimal (1-0).

Gol fantastik i Newcastle në ndeshjen Manchester United në “St. James’ Park”. Në minutën e 56-të, pas një aksioni model, Gordon dërgon me lehtësi drejt rrjetës topin e pasuar nga Trippier 1-0.

Arrin të barazojë Man. United dy minuta para fundit të ndeshjes me Antony, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Maguire.

Asgjë nuk ndryshoi në kohën shtesë, kështu që festa ishte për vendësit që ngjiten në vendin e pestë, duke parakaluar pikërisht “Djajtë e Kuq” dhe Tottenhamin.

Artikulli paraprakMilan bindës ndaj Frosinones
Artikulli tjetërPSV e fitoi derbin kryesor të kampionatit te Feyenoord