Milan realizoi fitoren e dytë radhazi në Serie A teksa mposhti me rezultat 3-1 Frosinonen në San Siro.

Titullar për mysafirët ishte Marvin Çuni, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë. Madje, në minutën e 42, Çuni pati shansin perfekt për të ndëshkuar Milanin kur pasi i “vodhi” topin Tomorit, u shfaq i vetëm përballë Maignan. Por, nuk ia doli të mposhtë gardianin francez i cili e ndali me trup tentativën e 22-vjeçarit.

Kaq mjaftoi për të zgjuar “djallin” që në aksionin pasardhës gjeti golin me anë të Luka Jovic. Pjesa e parë u mbyll kështu me avantazhin 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli u shfaqën me një “marsh” më shumë.

Pulisic dhe Tomori realizuan respektivisht në minutat 50 dhe 73, për t’i dhënë drejtim ndeshjes. Frosinone shkurtoi diferencat me Brescianin në minutën e 82, por që goli reazultoi vetëm për statistikë me sfidën që përfundimisht u mbyll me shifrat 3-1. Pas këtij trepikëshi, Milan ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë ndërsa Frosinone mbetet me 18 pikë në vend të 11.

Artikulli paraprakPeja këtë herë tregon fytyrën e vërtetë
Artikulli tjetërNewcastle sipas parashikimeve mposhti Man.United