Barcelona bie në shtëpi, ndërsa u “shkatërrua” me rezultatin 3-5 nga Villarreal në takimin e javës së 22-të të La Liga.

Sinjalet e një mbrëmje me shumë gola e paralajmëroi minuta e 22’, por goli i Moreno u anulua për faull.

Megjithatë në minutën e 41’ Moreno gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi takimin. Në minutën e 54’ Akhomach dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij, mirëpo atëherë nisi të luante Barcelona.

Ndeshja e trentë u rihap në minutën e 60’, me Gundogan, kurse vetëm tetë minuta më pas Pedri barazoi për Barçën. Vendasit nuk u ndalën me kaq, pasi kaluan për herë të parë në epërsi pas autogolit të Bailly.

Megjithatë në minutën e 84’ Guedes barazoi për Villarreal, teksa Sorloth bëri “poker” për ekipin e tij në minutën e 90+9’Ndeshja u vulos në minutën e 90+12’, me Morales që i shënoi golin e pestë Barçës.

Pas këtij takimi Barcelona renditet në vend të tretë me 44 pikë, teksa Villarreal renditet në vend të 14-të me 23 pikë.

Artikulli paraprakEmpoli mori pikë te Juventusi që luajti me 10 futbollistë
Artikulli tjetërLeverkusen nuk mundi të shënonte ndaj skuadrës (anti-futboll)