Bayer Leverkusen ngeci ndaj Borussia Monchengladbach, në javën e 19-të të Bundesliga që u mbyll me barazim pa gola.

Ritmi i kësaj ndeshje u diktua nga vendasit, të cilët patën raste të shumta për të shënuar, por nuk ia dolën që të finalizonin siç duhej, sepse mysafirët mbroheshin me tërë skuadrën, dhe kur morën pikën, u gëzuan sikur e fituan titullin.

Pavarësisht tentimeve në fund gjithçka u mbyll me barazim pa gola, me Leverkusen që kryeson Bundesliga-n me 49 pikë, dy më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Borussia Monchengladbach nga ana tjetër renditet në vend të 12-të me 21 pikë.

Artikulli paraprakNdeshje e trentë me plot 8 gola
Artikulli tjetërBefasia e vitit, Bologna merr pikë në San Siro, e Milan huqi dy penallti!!!