Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Empolit, duke u ndalur kështu pas 5 fitoresh radhazi në kampionat.

Ndeshja nuk nisi mirë për bardhezinjtë, pasi ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Milik në minutën e 18’.

Gjithsesi goli për “Zonjën” erdhi nga Dusan Vlahoviç në minutën e 50’, duke bërë që bardhezinjtë të mendonin për fitoren e radhës. Por pas vetëm 20 minutash, ishte Baldanzi ai që i prishi festën ekipit të Allegrit, duke rikthyer baraspeshën. Më pas takimi nuk pati më histori, me të dyja skuadrat që u ndanë me nga një pikë.

Në fushë për Empolin për 90 minuta ishte Ardian Ismajli, ndërsa në stol ishin Stiven Shpendi dhe Etrit Berisha, ky i fundit i rikthyer pas një lëndimi. Kështu Juventusi vazhdon në vendin e parë me 53 pikë, dy më shumë se Interi i vendit të dytë, por me zikaltrit që janë dy ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, Empoli tashmë shpreson te mbijetesa pas pikës së vyer kundër bardhezinjve në “Allianz Stadium”.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan-Bologna
Artikulli tjetërNdeshje e trentë me plot 8 gola