Nuk ka asnjë dyshim se 18-herë kampioni italian Milan e ka marrë shumë seriozisht merkaton pas zyrtarizimit të aksionerëve kinez, pasi deri më tani kanë zyrtarizuar mbrojtësin argjentinas Musacchio nga Villarreal dhe brenda pak ditëve do ta zyrtarizojnë edhe mesfushorin fantastik të Atalantës, Franck Kessie, mirëpo apetitet janë akoma edhe më shumë duke u rritur, pasi përgjegjësit për transferime, Fassone dhe Mirabelli, janë në përfundim e sipër të marrëveshjes edhe me Wolfsburgun për mbrojtësin zvicëran, Ricardo Rodriguez dhe poashtu janë në kontakte edhe me Real Madridin për Alvaro Morata dhe Torinon për Andrea Belotti, shkruan “Korneri.net”.

Mirëpo, historikisht Milan kartonin më të shtrenjtë që e ka paguar deri më tani është ai i portugezit, Rui Costa, 42 mln, kurse pas tij vinë Pippo Inzaghi 37 mln, Alessandro Nestra 30.5 mln, Carlos Bacca 30 mln dhe Franck Kessi 28 mln euro.

Nëse i hedhur në sy spekulimeve të mediave italiane, atëherë rekordi i Rui Costas edhe mund të thehet gjatë merkatos së kësaj vere nëse në “Milanello” transferohet Alvaro Morata apo Andrea Belotti./Korneri.net.

Artikulli paraprakSi asnjëherë tjetër, shtatë ekipe shqiptare në garat evropiane
Artikulli tjetërBatatina: Remzi Ejupi, a nuk të vjen marre që një ditë do të varrosesh në Llap