Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vazhduar edhe sot gjatë ditës me akuza të rënda ndaj Presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, pasi klubi kryeqytetas shfrytëzoi humbjen e Llapit në finale të Digitalb Kupës për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League, shkruan “Korneri.net”.

”Ku është Remzi Ejupi që u ankua pse u licensuar Llapi a nuk i vjenë marre qe një ditë do të vorrosetë në Llap dhe do ti ketë në vorrim vetem 30 njerz sepse ai që është kunder vendit ku ka lindë ai për mua është njeri jo i vlerave njerzore”, ka shkruar pos tjerash Batatina në profilin e tij në Facebook.

Te Llapi besojnë fuqishëm se Prishtina ka dhënë premia të majme për futbollistët e Besës.

Gjithsesi, Batatina pohon se Llapi do të arrijë nivelet më të larta të futbollit kosovar, por për këtë kërkon edhe përkrahjen e komunës./Korneri.net.

Artikulli paraprakMilan gati për ta thyer rekordin milionësh në merkato! A e dini se cili është lojtari më i shtrenjtë i transferuar në “Milanello”?
Artikulli tjetërPrishtina për “gjah” në Mitrovicë! Afër marrëveshjes me supertalentin mitrovicas