Kur nuk fiton kundër skyadrës së fundit në tabelë që kishte vetëm 12 pikë deri më tani, nuk mund ta kërkosh Evropën, edhe pse Milan pati mjaftë raste për ta fituar duelin që përfundoi 1:1.
Të përzgjedhurin e Zdenek Zeman poashtu shfaqën lojë të mirë dhe të hapur, dhe kjo pikë nuk është se u kreu punë shumë, mirëpo pavërësisht kësaj ata po e respektojnë deri në fund kampionatin dhe po shpresojnë në mrekulli.
Autogoli i Palettas dhe më pas i mesfushorit Pasalic i dhanë fund kësaj ndeshje, dhe pas këtij barazimi për Milanon Europa League është më larg.

Pikërisht në këtë drejtim sigurtë po shkon Atalanta e Etrit Berishës që fitoi 0:5 në udhëtim te Genoa. Andrea Conti, Mattia Caldara dhe hat-triku i më të mirit Alejandro Gomes, ishin golashënuesit e bergamaskëve që janë në pozitën e pestë aktualisht.

Fiorentina fitoi 1:0 sërish duke e mposhtur në shtëpi Bolgonan me golin e Khouma Babacar, ndërsa Crotono befasoi duke fituar 1:2 te Chievo.
Palermo e humbi njërën ndër ndeshjet më vemdimtare për mbijetesë pasi pësoi 1:3 në shtëpi nga Cagliari.

Artikulli paraprakFitore prestigji e Gjilanit ndaj Hajvalisë
Artikulli tjetërPërleshje në Gjakovë, ndërpritet ndeshja Vëllaznimi – Flamurtari