Deri i javës në Ligën e parë e Kosovës, ndërmjet rivalëve të vjetër Vëllaznimi -Flamurtari, është mbyllur pak para kohe për arsye të liga të tifozëve gjakovar.

Gjithçka nisi në fund të ndeshjës kur Fidan Hasani i Flamurtarit ndërhyri keq ndaj Drilon Nuzës, teksa kjo nuk i pëlqeu tifozëve vendas të cilët mësyen tapetin e blertë për të sulmuar mbrojtësin e Flamurtarit. Më pas pati edhe përleshje mes tifozëve të të dyja taboreve pasi tifozët e Flamurtarit ishin prezent në Gjakovë për të përkrahur ekipin.

Kujtojmë se Flamurtari ishte duke fituar në ato qaste me rezultat 0-1, pasi më heret kishte shënuar Egzon Krasniqi.

Artikulli paraprakMilan, Evropa është shumë larg tani
Artikulli tjetërReali vazhdon me fitore në La Liga