Gjilani ka shënuar fitore të pritur ndaj Hajvalisë në shtëpi. Ekipi i drejtuar nga strategu prishtinas Arbnor Morina, nuk e pati të vështirë këtë xhiro ndaj Hajvalisë, andaj arriti fitore të merituar me rezultat 3-0.

Isa Eminhaziri gjatë pjesës së parë zhbllokoi rezultatin, teksa për rezultatin final u përkujdes Haxhimusa me dy golat e tij.

Gjilani pas këtij triumfi mbetet në pozitën e gjashtë me 33 pikë, kurse Hajvalia mbetet nëvendin e fundit me 7 sosh.

Artikulli paraprakTrepça mposht në udhëtim rivalin e Kupës
Artikulli tjetërMilan, Evropa është shumë larg tani