“Tuttosport” raporton se madrilenët vazhdojnë të tregojnë interes për portierin 17-vjeçar të Milanit, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë.

Fanella me numrin një në “Santiago Bernabeu” ende nuk ka marrë një pasardhës përfundimtar pas ikjes së Iker Kasillas, dhe me Zidanin i cili vazhdon të jetë në kërkim të një portieri ku përveç belgut Thibo Courtois në Angli, trajneri i galaktikëve interesohet edhe për portierin i cili cilësohet si një nga talentet më të mirë në Evropë, italianin Donnarumma.

Me moshën vetëm 17 vjeç, Giggi Donnarumma ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në kontinent. Derimë tani ai ka zhvilluar 50 paraqitje me fanellën e Milan-it.

Artikulli paraprak‘Çmenduria’ në kulm, United gati 2 blerje për 180 mln euro
Artikulli tjetërZyrtare: Musa Selimi largohet nga KEKU