Manchester United kërkon që të fillojë vitin 2017 me këmbë të mbarë dhe për këtë pritet të bëjë sërish një shpenzim të çmendur në merkato.

“Djajtë e Kuq” sezonin e ardhshëm pretendojnë minimumi kualifikimin në Champions League, ndërsa Jose Mourinho po mendon të përforcojë skuadrën me prurje të reja.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Monacos, Bernardo Silva për të cilin United ka ofruar plot 70 milionë sterlina ose e thënë ndryshe 81 milionë euro, shkruan “Goal.com”.

Sipas burimeve të tabloidit britanik “The Sun”, United ka në plan që të shpenzojë mbi 180 milionë euro pasi Silva do të nënshkruajë gjatë janarit ndërsa në merkaton e verës do të jetë Antoine Griezmann që do t’i kushtojë gjigantëve britanikë mbi 100 milionë euro.

Talenti 22-vjeçar, Bernardo Silva gjatë këtij sezoni me Monacon ka shënuar 4 gola.

Artikulli paraprakMë në fund Jesus në Etihad Stadium
Artikulli tjetërMilan duhet të nxitojë për rinovim, Real Madrid e ka seriozisht për Donnarumma