Ledian Memushaj nuk ka dashur të komentojë gjatë largimin e Milot Rashicës nga kombëtarja shqiptare te ajo e Kosovës. Por fjalët e tij të pakta janë thumbuese. Pyetjes nëse do ta dëmtojë kombëtaren largimi i Rashicës, ai i përgjigjet prerë: “Jo, nuk besoj. Kemi shumë lojëtarë të fortë dhe në të njëjtin nivel”.

I pyetur nga Panorma Sport nëse ky mund të jetë një precedent i largimit të lojëtarëve të tjerë nga Shqipëria te Kosova, Memushaj jep sërish një përgjigje ngacmuese: “Të them të drejtën, nuk besoj se vendosin për Shqipërinë si zgjedhje të parë dhe pastaj shkojnë te Kosova nëse nuk u shkojnë gjërat mirë këtu”.

Mesfushori i kombëtares ka besim se sulmuesi Rei Manaj do të shkëlqejë.

Artikulli paraprakHistorike: Kjo është sportistja e parë nga Irani që fiton medalje në Olimpiadë
Artikulli tjetërS’ka oferta joshëse, Kaçe afër rinovimit me PAOK