Për herë të parë në historinë sportive të Iranit një sportiste femër fiton një medalje olimpike. Ajo është Kimia Alizadeh Zenoorin, që mori medaljen e bronzit në sportin e taekwondo, në peshën -57kg.
Sportistja 18-vjeçare nga Republika Islamike e Iranit ka hyrë kështu në histori, duke arritur një rezultat që nuk e kishte arritur asnjë sportiste femër e këtij shteti më parë.