Në mars të këtij viti, vetëm 2 muaj para përfundimit të sezonit të kaluar, ndryshimi në stafin teknik të PAOK Selanik, me largimin e Igor Tudor, dhe afrimin e Ivic, u duk se ishte një sinjal pozitiv, në favor të mesfushorit shqiptar, Ergys Kaçe.

Por, tashmë, me fillimin e edicionit të ri, sikurse është konfirmuar dhe bërë e ditur nga të gjithë, futbollisti i Kombëtares Kuqezi, Ergys Kaçe, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Vladan Iviç, te PAOK i Selanikut. Në këto kushte, sikurse konfirmon edhe portali i njohur grek www.novasports.gr, dëshira e të dy palëve, si e vetë futbollistit, ashtu edhe e drejtuesve të klubit, ishte shitja e tij përfundimtare, por në mungesë të një oferte joshëze, atëherë Kaçe do të huazohej.

Artikulli paraprakMemushaj “thumba” ndaj Rashicës: Kemi plotë lojtar si Miloti
Artikulli tjetër“Nuk e kuptoj se si Ibra luante në futbollin francez”