Edhe pse ishte pothuajse e sigurtë kalimi i tij te Bayern Munchen, sipas raporteve të mediave kiliane, Alexis Sanchez, do të largohet nga Arsenali, pasi ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn, skuadër kjo që drejtohet nga Pep Guardiola.

Është trajneri spanjoll që ka bindur lojtarin më të mirë të Arsenalit për t’iu bashkuar rivalëve të Cityt. Me Guardiolan, Sanchez ka punuar te Barcelona.

Nuk saktësohet shumë që City do t’i paguajë Arsenalit për Sanchezin, por kalimi i tij do të jetë transferimi më i madh i kësaj vere në Premierligë./Korneri.net.

Artikulli paraprakMorata gjithqysh te United, por ai është “ndërmjetësues” edhe për Gareth Bale
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Arrihet marrëveshja e shumë pritur Milan – Donnarumma