Vetëm të Milam dhe askund tjetër. Sipas raporteve të pak çastëve më parë në mediat italiane, Gianluigi Donnarumma ka pranuar ofertën që i kanë bërë drejtuesit e Milanit dhe do të qëndrojë kuqezi edhe sezonin tjetër.

Nga ana tjetër “Corriere Dello Sport” ka deklaruar se portieri 18-vjeçar do të qëndrojë me skuadrën e zemrës edhe pse menaxheri i tij Mino Raiola synonte një transferim të tij larg Serisë A.

Donnarumma kërkohej nga skuadrat më të mëdha të Europës, por në fund ka vendosur të qëndrojë në Milano. Ai do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse të ndryshëm, me shpresën që të fitojë trofe me skuadrën e zemrës./Korneri.net.

Artikulli paraprakMediat kiliane zbulojnë skuadrën e re të Alexis Sanchez, nuk është Bayern Munchen….
Artikulli tjetërHamilton mori kaskën e Sennës: Krenar dhe nder për mua!