Udinese dhe Perugia zhvilluan ndeshjen që do të mbahet shumë gjatë në mend.

Në Dacia Arena ishte më shumë se një spektakël futbolli pasi friulianët në fund shënuan fitore me rezultat 8:3, për të depërtuar në 1/8 e finales në Coppa Italia, shkruan Korneri.net.

Nuk mbahet në mend në një ndeshje futbolli të shënohen kaq shumë gola, por forma e lojtarëve në fazën ofanzive ishte shumë e lartë, kurse njeriu i ndeshjes ishte Maxi Lopez i cili shënoi katër gola.
Danilo, Kevin Lasagna, Svante Ingelsson dhe Jakub Jantko shënuan golat tjerë për Udinesen, ndërsa golat për Perugia i shënuan, Alberto Cerri, Raffaele Bianco dhe Mattia Mustachio.
Kundërshtari i radhës për Udinesen do të jetë Napoli. /Korneri.net

Artikulli paraprakLlapi – Trepça ’89, kjo është deklarata ekskluzive e Tahir Batatinës për “Korneri.net”
Artikulli tjetërÇmenduri në Argjentinë, gjyqtari mbulohet nga gjaku në dhomat e zhveshjeve (FOTO)