Derbi i madh në futbollin kosovar ndërmjet Llapit dhe Trepçës ’89 zhvillohet të dielën në Podujevë, ku lideri aktual jë renditjen tabelare do të tentojë fitoren ndaj kampionëve në fuqi për tu “arratisur” në renditjen tabelare, shkruan “Korneri.net”.

Lidhur me këtë ndeshje, trajneri i llapianëve, Tahit Batatina, vetëm para pak çastëve dha një intervistë ekskluzive për “Korneri.net”, e ka vlersuar tejmase skuadrën mitrovicase, por nuk e ka fshehur optimizimin për të arritur fitore.

Vërejtje: Deklarata e Batatinës nuk është e redaktuar, në mënyrë që të ruhet origjinaliteti.

“Jemi duke u pregaditur maksimalisht për kët ndeshje duke e ditur se është ndeshja vendimtare dhe përfundimtare e kampionatit vjeshtor .Duke e pas parasysh se perballemi me kampionin aktual të Kosoves ne jemi shumë të vedishum se na pret një punë shumë e vështir por jemi në formen më të mier si skuader dhe jemi komponuar shumë mier dhe e kemi kap ritmin e lojes prandaj besojë në kta djemë shumë sepse janë duke e jepë më të miren nga vetja për klubin ,Kryesin ,qytetin dhe për Mu si trener dhe për Legjendat që jonë duke u organizuar në mënyren ma të mier të mundshme . Të gjithë lojtaret i komë në dispoziconë për ndeshje dhe motivi i skuadres është në nivelin më të lartë sportiv duke e ditur se për ta do të shkrujë historia sepse pas 84 vitev po arrihetë një ënderr e kshmotshme e qytetit dhe Qytetarve të llapit dhe didomos adhurusve të përbetuar të klubit të tyre të zemres Kf llapit”, tha Batatina./Korneri.net.

Artikulli paraprakFabiana Bytyqi, pranë një titulli tjetër botëror
Artikulli tjetërMë shumë se spektakël në Dacia Arena, rekord golash në një ndeshje