Një çmenduri e vërtet ka ndodhur në Argjentinë në kampionatin “Federal B”, e cila është dhe liga e katërt në këtë vend. Në ndeshjen çerekfinale mes Juventus de Pergamino dhe Independiente de Chivilcoy. Miqtë e mbyllën në avantazh 1-0 pjesën e parë, teksa tifozët e Juventud pushtuan fushën dhe sulmuan arbitrat e ndeshjes.

Një foto po bën xhiron e botës, teksa një nga gjyqtarët duket i mbulua nga gjaku në banjën e dhomave të zhveshjeve. Sipas mediave argjentinase arbitri i ndeshjes ishte Bruno Amiconi, ndërkohë që Marcelo Acosta dhe Mauricio Luna ishin asistentët e tij. Të tre janë transportuar në spital, ndërkohë që policia është treguar pasive në veprimet e saj ndaj tifozëve.

Një episod i ngjashëm i ka ndodhur dhe klubit të Ayacucho më parë, që i kushtoi dhe rënien nga kategoria.

Artikulli paraprakMë shumë se spektakël në Dacia Arena, rekord golash në një ndeshje
Artikulli tjetërShpërthejnë përleshjet te kampionët: Tre lojtarë të huaj kërkojnë të shiten!