Është tashmë zyrtare. Klubi italian Lazio për 6.5 milionë euro ka transferuar mbrojtësit 24-vjeçar nga Anglo,a Bartolomeu Jacinto Quissanga, i njohur më mirë si Bastos. Mbrojtësi i fuqishëm ka kaluar në kryeqytetin italian nga skuadra ruse Rostov ku luajti në tri edicionet e fundit dhe në 74 paraqitje atje shënoi katër gola.

Bastos konsiderohet si blerje shumë e mirë pasi për lojtarin kishte shumë interesim edhe nga klubet tjera evropiane.

Artikulli paraprakSkandaloze: Tregu i zi i biletave në “Rio 2016”, nuk do ta besoni se kush është arrestuar!!
Artikulli tjetërRio 2016: Australia në gjysmëfinale