Presidenti i Komitetit Olimpik Europian, Patrick Hickey, është arrestuar sot në mesditë në Rio de Zhaneiro, ku dhe po ndiqte Olimpiadën. Ai akuzohet se ka shitur apo trafikuar në tregun e zi biletat e Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Mësohet se Hickey, 71 vjeç, ka tentuar të largohet nga hoteli ku ishte akomoduar, në Barra de Tijuca, në momentin që policia ka ardhur për ta arrestuar. Megjithatë, në momentin që është arresuar, ai ka patur shqetësime në zemër dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku është jashtë rrezikur ëpr jetën.

Artikulli paraprakLahm e “kap për veshi” Ribery-n: “I thashë që t’i mbajë krahët pranë trupit”
Artikulli tjetërMë në fund një blerje e mirë e Lazios