Të festosh duhet të shënosh, të shënosh duhet të luash mirë, e këto dy elemente nuk është se po i bënë në mënyrën më të mirë të mundshme Manchester United. Djajtë e kuq barazuan pa gola në shtëpi përballë Hull City dhe humbën dy pikë të vlefshme për një vend në Champions League.

Në fakt, loja e tyre ishte më e mirë, mirëpo nuk po mjaftojnë rastet pa shënuar gol, e më së shmti këtij qëllimi iu afrua mbrojtësi holandez Daley Blind, goditjen e të cilit e priti portieri kundërshtar në vijën e portës.

Tash United ka katër pikë më pas se Liverpool që është në zonën Champions.

Artikulli paraprakBarcelona me një këmbë në finale të Copa del rey
Artikulli tjetërRoma në gjysmëfinale pas golit të legjendës Totti