Arda Turan nuk do të jetë pjesë e Barcelonës që nga janari i vitit 2018, të paktën sipas asaj që thonë mediat turke. Ndonëse futbollisti ka ende një kontratë me klubin katalanas, ai nuk ka ndër mend të vazhdojë të qëndrojë si spektator, pasi trajneri Valverde nuk e sheh mes opsioneve për të ardhmen e skuadrës.

Gazeta turke “Fanatik” ka bërë të ditur se Arda Turan i ka komunikuar sot në mëngjes drejtorit të përgjithshëm të Barcelonës, Pep Segura, dëshirën e tij për të braktisur klubin katalanas.

“Dua të largohem tani. Barcelona është klubi më i madh në botë, kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Por jam i ndërgjegjshëm se ka ardhur koha të marr këtë vendim”, janë fjalët që futbollisti turk i ka thënë drejtuesit të Barcelonës.

Nga ana tjetër, klubi katalanas ka refuzuar të ketë ndodhur sot një mbledhje e tillë, duke e cilësuar vetëm thashethem mediatik e asgjë më shumë. Por situata duket se po bëhet gjithnjë e më kaotike rreth futbollistit i cili ka ndjekur nga tribuna thuajse të gjtiha ndeshjet e këtij sezoni.

Artikulli paraprakIrving me 47 pikë- Boston nuk ndalet, njëjtë edhe Cavs që po shkel përpara
Artikulli tjetërKrahasimi i renditjeve në Seria A. Inter dhe Napoli rritje rekord