Seria A ka zhvilluar 13 javët e para në këtë sezon në Seria A, teksa Napoli kryeson renditjen, teksa ndiqet nga Interi me vetëm 2 pikë distancë. Ziklatrit janë skuadra që ka rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë. Sezonin e kaluar Inter në këtë periudhë ishte në vendin e 10 me 18 pikë, ndërkohë që tashmë renditen të dytët me 33 pikë.

Edhe Napoli ka një rritje të konsiderueshme nga sezoni i kaluar, teksa ka 11 pikë më shumë në tabelën e renditjes. Juventus ndërkohë është më keq se një vit më parë, teksa tashmë ka 2 pikë më pak se sezoni 2016/17.

Roma ka një rritje me 4 pikë, ndërkohë që Lacio ka 3 pikë më shumë se sezoni i kaluar, por ata kane edhe nga një ndeshje më shumë për të luajtur. Milani i Montelës ka 7 pikë më pak se një sezon më parë.

KRAHASIMI

Napoli 35 (+11 pikë më shumë se në sezonin 2016/17 pas 13 javësh)

Inter 33 (+15)

Juventus 31 (-2)

*Roma 30 (+4)

*Lazio 28 (+3)

*Sampdoria 26 (+8)

Milan 19 (-7)

Torino 18 (-4)

Fiorentina 17 (-3)

Bologna 17 (+1)

Chievo Verona 17 (-1)

Atalanta 16 (-9)

Cagliari 15 (-1)

Udinese 12 (-3)

Crotone 12 (+7)

Sassuolo 11 (-2)

SPAL 10 (Seria B)

Genoa 9 (-10)

Hellas Verona 6 (Seria B)

Benevento 0 (Seria B)

*Një ndeshje më pak se ekipet e tjera

Artikulli paraprak“Lamtumirë klubi më i madh në botë!”, kaos për kërkesën e Arda Turan
Artikulli tjetërZYRTARE: Shkarkohet trajneri në Serie A