Boston Celtics vazhdojnë serinë e jashtëzakonshme pasi mbrëmë shënuan fitore në udhëtim te Dallas Mavericks 102:110, për fitoren e 16 me radhë.
Në një ndeshje mjaaftë të paqartë dhe ndoshta më e mira deri më tash, mysafirët triumfuan vetëm paz vazhdimeve.
Boston kishte një eprërsi të lehtë në pjesën e parë 53:49, për të shkuar vendasit në +13 në periudhën e tretë, por në fund u desht të përcaktohej fituesi pas vazhdimeve.
Kyrie Irving ishte figura qëndrore në ndeshje me 47 pikë të shënuara, kurse Jaylen Green i shtoi 22 pikë të tjera.
Te Dallas më të mirët ishin, Harrison Barnes me 31 pikë dhe Wesley Matthews me 18 pikë të shënuara, derisa Dirk Nowitzki i shtoi 14 pikë e 21 kërcime.

Cleveland Caveliers pas një starti të dobët të stinorit arritën te fitorja e pestë me radhë. Cavs fituan lehtë në udhëtim te Detroit Pistons 88:116.
Ishte interesant deri pak para fundit të periudhës së parë, ndërsa në vazhdim LeBron James dhe shoqëria fituan me +28 pikë dallim.
Megjithatë, Kevin Love ishte më efikasi të Caveliers me 19 pikë e 11 kërcime, derisa James i shtoi 18 pikë sa edhe Jae Crowder.
Te Pistons më efikasi ishte Tobias Harris me 11 pikë.

Philadelphia 76ers shënoi fitore në shtëpi ndaj Utah Jazz 107:86.
Vendasit kishin epërsinë gjatë tërë ndeshjes me gjuajtje 40-70 (57%), duke shënuar fitoren e nëntë sezonale nga 16 ndeshje të luajtura.
Më i miri në radhët e 76ers ishte Ben Simmons me 27 pikë e 9 kërcime, kurse te mysafirët
Donovan Mitchell ishte kryesori me 17 pikë. /Korneri.net

Rezultatet tjera:
Charlotte Hornets 118:102 Minnesota Timberwolves
New York Knicks 107:85 Los Angeles Clippers
Memphis Grizzlies 92:100 Portland Trail Blazers
Milwaukee Bucks 88:99 Washington Wizards
New Orleans Pelicans 114:107 Oklahoma City Thunder
San Antonio Spurs 96:85 Atlanta Hawks
Sacramento Kings 98:114 Denver Nuggets

Artikulli paraprakBarcelona e largoi, PSG kontakte për të nënshkruar me ‘Messin e ri’
Artikulli tjetër“Lamtumirë klubi më i madh në botë!”, kaos për kërkesën e Arda Turan