Ish legjenda e Chelsea, Franck Lampard, kthehet për të diskutuar për klubin e tij të zemrës.

Atij nuk i ka pëlqyer aspak fakti se Chelsea e përmbylli në pozitën e dytë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, e aq më pak barazimin 1:1 në Stamford Bridge me Atl.Madrid, mirëpo ai e shënjestroi fajtorin, përcjell Korneri.net.

Sipas tij në momentin e golit të pranuar, fajin e kishte mesfushori aq shumë i vlerësuar, Tiémoué Bakayoko. Në momentin e golit anëtari i Chelsea nuk e përcolli deri në fund golashënuesin Saúl Ñíguez, i cili shumë lehtë shënoi në portë të zbrazët.
“Ishte në gjumë. Përqëndrimi i tij humbi, dhe në nivele të tilla nëse je në gjumë për herë të dytë atëherë vjen edhe goli i lehtë për Atl.Madrid”, kishte thënë Lampard për të cilin tashmë kundërshtarët e Chelsea janë shumë më të fortë në fazën tjetër. /Korneri.net

Artikulli paraprakGuardiola: “Do ta mposhtim Shakhtarin, t’i bëjmë nderë Napolit”
Artikulli tjetërLlapi me mund të madh eliminoi Vllazninë, mbyllet me sukses viti 2017