Pep Guardiola kishte dhënë deklaratë të madhe, por aspak të matur para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar në Donetsk.

Katalunasi i kishte “premtuar” trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri se do ta mposht Sahkhtarin në Ukrainë, në mënyrë që skuadra e tij fillimisht ta thyej rekordin me të gjitha fitore, dh eta kualifikoj Napolin tutje nëse këta të fundit do të fitonin të Roterdam nga Feyenoord, shkruan Korneri.net.

Por, napolitanët u ndien të tradhëtuar ashtu si trajneri Sarri, andaj në Feynoord luajtën pa asnjë vullnet pasi dëgjuan rezultatin nga Donetsk.
Me një formacion jo të mirë Man City u paraqit në fushën e lojës, por krejt u kuptua kur Gaurdiola vetëm pak orë para ndeshjes kishte deklaruar për mediat britanike se skuadra e tij dikur do të humbë dhe ajo mbrëmje mund të vije shpejt, gjë që aludoi pikërisht me ndeshjen e mbrëmshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakZYRTARE: Shkarkohet ish-trajneri i Milanit
Artikulli tjetërLampard shënjestron mesfushorin Bakayoko