Kampioni vjeshtor në Vala Superligë, FC Llapi, me mund të madh shënoi fitore ndaj Vllaznisë së Pozharanit 0:1, për të depërtuar në rrethin e katërt të Digitalb Kupës së Kosovës më futboll.

Llapjanët ishin të telashe të madhe gjatë tërë ndeshjes pasi ishin vendasit ata që krijuan më shumë raste dhe ata u desht të shonin gjithsei në këtë ndeshje, por të gjitha mundësitë që i patën ua mohoi portieri Afrim Ademi, ndërsa Festim Alidema qëlloi edhe shtyllën e llapjanëve, shkruan Korneri.net.

Por, një goditje nga rreth 27 metra e Kushtrim Shabanit 16 minuta para fundit, doli të jetë i fitores për Llapin sepse dobët reagoi portieri Armend Miftari, dhe kështu mysafirët ia dolën të fitojnë edhe pse Mirlind Daku pesë minuta para fundit e qëlloi shtyllën, dhe ishte afër që ta mbyllte edhe më herët çështjen e fitores.
Paraqitje e mirë e Vllaznisë, por nuk mjaftoi, ndërsa Llapi e mbylli vitin kalendarik 2017 në mënyrën më të mirë të mundshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakLampard shënjestron mesfushorin Bakayoko
Artikulli tjetërRonaldo-Messi 5-5, portugezi merr sot Topin e Artë