Kampioni aktual në NBA, Cleveland Caveliers u mposht për herë të 24 sivjet, dhe për herë të 17 në udhëtim. Disfatën prej 126:113 ia shkaktoi Denver Nuggets që zhvilloi një nga ndeshjet më të mira sivjet. Shtatë basketbollistë të kësaj skuadre shënuan pikë dyshifrore, kurse më efikasit ishin, Gary Harris me 21 pikë, Will Barton me 20, Wilson Chandler 18 dhe Kenneth Faried me 17 pikë të shënuar, ndërsa te Cavs u dalluan Kyrie Irving me 33 pikë, Deron Williams me 19 dhe LeBron James me 18 pikë.

Oklahoma mposhti Philadelphia 76-ers 122:97, në një tjetër mbrëmje të shkëlqyer të Russell Westbrook i cili shënoi triple double 18 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime.
Në fitorenn e 41 sezonale për Thunder kontriubuuan edhe Erik Kanter me 24 pikë dhe Victor Oladipo me 18, derisa lider të mysafirëve ishte Nik Stauskas me 20 pikë të shënuara.

Boston po vazhdon me formë të miër pasi shënoi edhe fitoren e 46 në këtë edicion dhe të tetën në 11 ndeshjet e fundit.
Celtics fitoi në shtëpi ndaj Indiana Pacers 109:100, me liderit apsolut të skuadrës Isaiah Thomas i cili shënoi 25 pikë, Avery Bradley 18, kurse Horfod dhe Crowder i shtuan nga 15 pikë secili.
Te Pacers u dalluan Paul George me 37 pikë dhe Jeff Teague me 25.

Rezultatet tjera në NBA:
Orlando –Charlotte 102:109
Washington –Atlanta 104:100
Chicago-Detroit 117:95
Sacramento-Milwaukee 126:113
Utah-New York 108:101

Artikulli paraprakKosovë – Islandë, këto janë masat e policisë së Shkodrës
Artikulli tjetër35. triple-double i Rusell Westbrook, kurrë askush si ai?!