Russell Westbrook është njëri ndër tre basketbollistët më të mirë në botë, ndërsa ai ende po vazhdon të thyej rekorde në NBA.
Në ndeshjen e fundit në të cilën skuadra e tij Oklahoma mposhti 76-ers (122:97), e kishte një mbrëmje të zakonshme duke shënuar për herë të 35 sivjet triple-doubel, 18 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime. I duhen vetëm edhe gjashtë ndeshje që Westbrook të arrijë në këtë shifë magjike që ta thuej rekordin e Oscar Robertson oë të cilin është menduar se nuk mund ta arrijë kurrë askush, kurse deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe 11 ndeshje.

Por, këtë herë kjo e arritur e ka vendin e posaqshëm në këtë seri të tij të gjatë në histori të NBA. Westbrook këtë herë në këto shifra erdhi duke mos e huq asnjë gjuajtje si nga loja ashtu nga gjuajtjet e lira.
Këtë rekord ia ndihmoj edhe fakti se për një vit e dhjetë ditë nuk ka tentuar asnjëherë të gjuante për tri pikë, dhe pas ndeshjes Westbrook tha se nuk ka qenë ky ndonjë vendim “strategjik” që të vije në këtë rekord, si dhe nuk ka qenë fare i vetëdijshëm se gjatë tërë ndeshjes nuk e ka huq asnjë gjuajtje.

Artikulli paraprakKampionët po humbin shpesh, Oklahoma dhe Boston po shkëlqejnë
Artikulli tjetërReal Madrid i bie “pishman” që e shiti! Kërkon rikthimin e Alonso….