Në përiudhën kur Real Madrid drejtohej nga Jose Mourinho, klubi spanjoll u bë i famshëm edhe se filloi të përdorte taktika të paligjshme për të evituar pezullimin e futbollistëve kreysorë për ndeshje të rëndësishme.

Me urdhër të trajnerit, lojtarë të caktuar merrnin ndëshkime me kartona të verdhë për t’i shlyer në ndeshjet e parëndësishme të Ligës së Kampioneve, duke evituar përplasjet ku këta futbollistë nevojiteshin në fushë.

Sot, UEFA ka hapur një hetim kundër Real Madrid, pasi me sa duket, edhe Zidane ka përdorur të njëjtën taktikë të Mourinhos për të evituar një pezullim të Dani Carvahal.

UEFA dyshon se kartoni i verdhë që mori mbrojtësi një minutë para fundit të ndeshjes, ishte plotësisht i qëllimshëm, duke parë edhe pamjet filmike të incidentit.

Kur Murinjo jepte urdhera

Në këtë mënyrë, Karvahal do të mungojë në ndeshjen e fundit në grup, që nuk i prish punë skuadrës pasi është skualifikuar. Por tani, nëse UEFA mendon se ai e ka marrë me qëllim kartonin e tij të verdhë për të plotësuar numrin që duhen për pezullimin, mund të vendosë që të shtojë dënimin në 2 ndeshje, duke e detyruar që të humbasë edhe ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

Artikulli paraprakCeferin: Milani më shqetëson, stop shoqërive misterioze
Artikulli tjetërKombëtarja U17 e mposhti Shqipërinë, të shtunën luan kundër Rusisë për vendin e tretë