Aleksandër Ceferin, president i UEFA-s, ka dhënë një intervistë për “Repubblica”, ku prek tema të ndryshme, midis të cilave edhe atë të Milanit dhe administrimit të tij nga kinezët, si dhe për të ardhurat që dalin nga futbolli: “Shumë të ardhura shkojnë jashtë. Duhet të reagojmë të gjithë, që të kufizojmë komisionet. Para Infantinos ishte rregulli që çdokush mund të bënej prokurator.

Milani? Po punojmë dhe nuk mund të them asgjë për momentin. E vërteta është se jam i shqetësuar, por të shohim çfarë do të ndodhë. Në mes të dhjetorit do të pononcohemi. Duhet t’u themi stop shoqërive misterioze”, – theksoi mes të tjerash Ceferin, presidenti i UEFA-s.

Artikulli paraprakNBA, Oklahoma ndal Golden State. Cavaliers kthehen te fitorja
Artikulli tjetërIu kthye përsëri taktikave të Mourinhos, UEFA nis hetime për Realin