Nga ndeshja në ndeshje djemtë e Kombëtares U17 të Kosovës po përmirësohen. Pasi e mposhtën Azerbajxhanin 2:0, sot në ballafaqimin e tretë, në kuadër të turneut “2017 Mercedes Benz Agean Cup U-16”, Kombëtarja U17 e mposhti Shqipërinë, me rezultat 2:1, në një ndeshje jashtëzakonisht të mirë me plotë aksione e me shumë raste sidomos në pjesën e parë. Të dy golat për Kosovën i shënoi Veton Tusha. Me këtë fitore Kosova e ka siguruar pozitën e dytë në Grupin A dhe kësisoj të shtunën do të luajë kundër Rusisë për vendin e tretë.

Besnik Kollari, përzgjedhës

Ishte një lojë e mirë, ku krijuam shumë raste shënimi sidomos në pjesën e parë, por realizuam vetëm dy herë. Madje kur pritej që takimi të përmbyllet me rezultat 2:0 për Kombëtaren tonë, në sekondat e fundit Shqipëria shënoi të ashtuquajturin gol të nderit. Tash, do të presim se si do të rrjedhin gjërat.

Kosova – Shqipëria  2:1
Stadiumi: Altinordu Selcuk Tes
Shikues: Disa dhjetëra
Gjyqtarë: B. Gumus, E. Erdogan, F.O, Tursun e A. N. Ercan.
Shënues: V. Tusha (67 e 70) për Kos. e M. Sallu (80) për Shq.
Kosova: Bulliqi, Azemi, Lokaj, Salihu, Bilalli, Janjveva, Marmullaku(Stublla), Krasniqi(Ibrahimi), Dushi(Shala), Tusha(M. Avdyli) e Kiçmari(L. Avdyli).
Shqipëria: Veka, kacmolli, Zalli (Sali), Smajlaj, Gjini(Gjini), Asllani, Gjeci, Dervishaj, Ndreca(Pecani), Paloku(Vata) e Arkaxhiu./ffk/

Artikulli paraprakIu kthye përsëri taktikave të Mourinhos, UEFA nis hetime për Realin
Artikulli tjetërFitore e lehtë e Prishtinës që kthehet në pozitën e dytë