Yaya Toure mund të luajë vetëm një ndeshje në vit, por kjo nuk e pengon që të marrë 220 000 paund stërlina në javë si futbollist i Manchester City. Po aq sa ai fiton edhe Kun Aguero, një lojtar që zakonisht nuk i ndahet fushës. Gjithsesi, ka qenë një kohë tjetër, një herë e një kohë, kur këto para nuk mund të mendoheshin.
Në vitin 1924 futbolli anglez ishe po ashtu profesionist, veçse në nivele krejt të tjera. Ende sot ekziston një dokument i borderosë së “Qytetarëve” për sezonin 1924-1925, dhe totali i rrogave ishte 10 321 paund stërlina të asaj kohe. Nëse i kthen me vlerën e sotme, arrihet deri në 309 000, pra më pak sesa 440 000 që fitojnë në javë së bashku Yaya Toure dhe Sergio Aguero. Borderoja e City për edicionin e kaluar ishte 196 milionë stërlina, pra më shumë se 200 milionë euro, ndërsa mesatarja e rrogës vjetore për lojtarët e atëhershëm ishte 450 stërlina, baraz me 13 500 sot, sa gjysma e ditës së punës së Agueros dhe Toure.

Artikulli paraprakHiti i mbrëmjes Champions, driblimi i “çmendur” i Carrasco-s (VIDEO)
Artikulli tjetërKu u ‘zhduk’ Mentor Mazrekaj?