Raportet më të fundit në mediat spanjolle bëjnë të ditur se Real Madrid mund ti kthejë prapa të gjitha ofertat që vinë për mesfushorin Isco, i cili ka dëshirë të madhe të qëndrojë në “Bernabeu”, por edhe është duke pasur minutazhë më të madhe në xhirot e fundit, shkruan “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas mediave spanjolle, Isco mund të vazhdojë kontratën deri në vitin 2022, pasi zyrtarët e Real Madrid nuk duan që “Asi” i tyre të largohet e sidomos të shkojë drejtim të Barcelonës./Korneri.net.

Artikulli paraprakMertens – Napoli, hapa përpara drejt rinovimit, por gruaja e belgut kërkon….
Artikulli tjetërXavi zbulon dëshirën e madhe të Manchester City