Talenti më i madh në Angli, Dele Alli është dëshira e madhe e Manchester City, për afatin kalimtar verorë. Kështu të paktën mendon legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez. Spanjolli ka raporte të shkëlqyera me Pep Guardiolën, që nga periudha kur ishin te skuadra blaugrane dhe sipas shtypit spanjoll është vet Pep, ai i cili i ka zbuluar dëshirën e tij Xavi-t.

“Kam kontakte të vazhdueshme me Pep, dhe ai mendon se është shumë e rëndësishme për Man City, të nënshkruajë me talentin anglez. Dele Alli është një lojtar shumë i veçantë. Teknikisht ëshë lloj i lojtarit që i pëlqen Guardiolës dhe i përshtatet stilit të lojës së tij. Jam i sigurt se Tottenham nuk do të jetë i gatshëm të lirohet nga shërbimet e tij, por ne e dimë se çfarë burime financiare ka Man City, andaj gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Xavi./korneri.net.

Artikulli paraprakIsco – Real Madrid, ky është lajmi i fundit….
Artikulli tjetërNapoli përforcon portën nga Juventus!