Mediat në Portugali janë të sigurt se Interi ka gati ofertën prej 45 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse për të bindur Sporting Lisbonën që ta shet mesfushorin  Joao Mario. Lojtari i cili ishte ndër më të mirët në Kampionatin Evropiën në Francë,  është dhe objektivi kryesor  për zikaltërit, të cilët po bëjnë maksimumin për ta transferuar  23-vjeçarin për sezonin e ardhshëm. Italianët kanë nisur bisedimet me agjentin e futbollistit, Kia Joorabchian, i cili do të jetë ndërmjetësi mes klubeve në këtë çështje.

Artikulli paraprakRio 2016: Brazili kalon tutje me Gabigol, Argjentina eliminohet
Artikulli tjetërMilan ofron 15 milionë, Juventusi tërhiqet