Pas dy barazimeve pa gola, më në fund përfaqësusja e Brazilit shënoi fitore në shtëpi ndaj Danimarkës 4-0, për të siguruar plasmanin në çerekfinale të Lojërave Olimpike në Rio.
Dy nga katër golat i ndeshjes i shënoi objektivi primar i Interit por edhe Juventusit, Gabigol që edhe njëherë dëshmoi cilësitë që ka, kurse golat tjerë i shënuan Gabriel Jesus dhe objektivi i Barcelonës Luan.
Nga ana tjetër Argjentina luajti baraz 1-1 kundër Hondurasit, dhe kështu eliminohet nga Lojërat Olimpike pasi përfundoi në pozitën e tretë të grupit D.